KQZ: Synojmë të shpallim rezultatet përfundimtare në kohë sa më të shpejtë
Foto: Laura Hasani

KQZ: Synojmë të shpallim rezultatet përfundimtare në kohë sa më të shpejtë

Zgjedhjet 2025 January 02, 2026 - 10:52

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku po synojnë të shpallin në kohë sa më të shpejtë rezultatet përfundimtare.

Kështu ka deklaruar në një konferencë për media zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai ka bërë të ditur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon aktivitetet për shpalljen sa më të shpejtë të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Sipas tij Procesi i verifikimit të rezultateve dhe numërimit të votave të kandidatëve për deputetë ka rifilluar të enjten në 11 komuna.

Elezi tha se deri më 1 janar 2026, janë përmbyllur aktivitetet në pesë komuna: Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan dhe Suharekë, ndërsa po vazhdojnë në Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Gjilan dhe Ferizaj.

“Të enjten pasdite, në 11 komuna ka rifilluar procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë. Deri të enjten në mesnatë (1 janar 2026) procesi është përmbyllur në Qendrat Komunale të Numërimit, në 5 komunat: Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan dhe Suharekë, ndërkaq po vazhdon në 6 komunat Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Gjilan dhe Ferizaj. Pra, KQZ planifikon që aktivitetet në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit të përmbyllen në këtë fundjavë”.

“Deri më tani (e premte, 2 janar 2026, ora 10:00) numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara nga të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit është mbi 2,995 nga 2,557 vendvotime apo më shumë se rreth 90%”.

“32 komunat me 1,529 vendvotime, të cilat kanë përmbyllur aktivitetet nga dita e hënë (29 dhjetor 2025) dhe deri të enjten (1 janar 2025, ora 23:00), janë: Mamushë (6), Shtërpcë (17), Junik (6), Hani i Elezit (11), Kllokot ( Partesh (7), Mitrovicë e Veriut (22), Novobërdë (23), Zveçan (11), Viti (64), Zubin Potok (15), Ranillug (10), Dragash (57), Istog (62), Obiliq (33), Gllogoc (73), Deçan (51), Shtime (34), Klinë (63), Kamenicë (50), Fushë Kosovë (62), Leposaviq (25), Graçanicë (33), Vushtrri (95), Rahovec (78), Skënderaj (72), Kaçanik (45), Mitrovicë e Jugut (102), Gjakovë (145), Malishevë (75), Lipjan (85) dhe Suharekë (89)”, tha ai. /eo