Numërohen mbi 60 për qind të votave për deputetë, top pesëshja e partive e njëjtë
Foto: Laura Hasani

Numërohen mbi 60 për qind të votave për deputetë, top pesëshja e partive e njëjtë

Zgjedhjet 2025 December 30, 2025 - 23:19

Po vazhdon edhe më tej numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e mbajtura të dielën e 28 dhjetorit.

Deri më tani është bërë numërimi i 62,69 përqind të votave, përqindje kjo e cila nuk e ka ndryshuar top pesëshen e partive.

LVV: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.

PDK: Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

LDK: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti dhe Doarsa Kica-Xhelili.

AAK: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Agim Çeku.