Përfundon numërimi në gjashtë komuna

Përfundon numërimi në gjashtë komuna

Zgjedhjet 2025 December 30, 2025 - 10:27

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri të hënën në mesnatë është përmbyllur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve në gjashtë qendra komunale të numërimt.

KQZ-ja ka bërë të ditur se numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara është 70 dhe u takojnë këtyre komunave: Mamushë (6), Shtërpcë (17), Junik (6), Han i Elezit (11), Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut (22).

Procesi i numërimit dhe verifikimit është duke vazhduar në 32 QKN-të tjera.

Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/