Përmbyllet verifikimi i rezultateve në katër komuna
Foto: Laura Hasani

Përmbyllet verifikimi i rezultateve në katër komuna

Zgjedhjet 2025 December 29, 2025 - 23:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në katër komuna është përmbyllur verifikimi i rezultateve të subjekteve politike dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

Komunat në të cilat ka përfunduar ky proces janë: Hani i Elezit, Shtërpcë, Junik dhe Mamushë.

KQZ ka bërë të ditur se procesi i verifikimit të rezultateve po vazhdon në komunat tjera.

Ky proces ka filluar të hënën në mesditë.