Elezi jep detaje rreth numërimit të votave dhe verifikimit të rezultateve
Zgjedhjet 2025
December 29, 2025 - 12:45
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur numërimin e votave të kandidatëve për deputetë dhe me konfirmimin e votave për subjektet politike.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se numërimi i tyre po bëhet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
“Përveç numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, në këto qendra, sipas Rregullores Zgjedhore të KQZ-së për Qendrat Komunale të Numërimit, do të bëhet edhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve”, tha Elezi.