Kica-Xhelili: LDK-ja as nuk ka lindur, as nuk është ndalur për beteja afatshkurtra
Zgjedhjet 2025
December 28, 2025 - 23:12
Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Ajo ka bërë me dije se beteja për shtetin nuk fillon e as nuk mbaron me një rezultat zgjedhor.
Në profili e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se LDK-ja as nuk ka lindur, as nuk është ndalur për beteja afatshkurtra.
“E di që ka dhimbje sot, por beteja për shtetin nuk fillon e as nuk mbaron me një rezultat zgjedhor. LDK-ja as nuk ka lindur, as nuk është ndalur për beteja afatshkurtra. Është e përhershme, sikurse Republika që ka ndërtuar. Faleminderit atyre që na besuan dhe na mbajnë të fortë. Faleminderit edhe atyre që na dhanë shkas për reflektim. Arsyeja për të qëndruar bashkë nuk ka ndryshuar. Kokën lart”, ka shkruar ajo.