Dalja në zgjedhje mbi 44%, më shumë se më 9 shkurt
Zgjedhjet 2025
December 28, 2025 - 19:21
Sipas rezultateve preliminare në faqen e KQZ-së, dalja në zgjedhjet e sotme ka qenë 44,29%.
Nga mbi 97% të vendvotimeve të procesuara, numri i votuesve ka qenë 885,514 votues nga 1.999.204 votues me të drejt vote, transmeton Zeri.info.
Bazuar në këto të dhëna të publikuara në platformën e KQZ-së, del se dalja është më e lartë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, kur brenda vendit deri në orën 19:00 kishin votuar 39 për qind e trupit votues.