Prokuroria jep detaje për ndalimin e Millosh Steviqit, i dyshuar për presion ndaj votuesve
Zgjedhjet 2025
December 28, 2025 - 18:24
Prokuroria e Themelore në Prishtinë, ka dhën detjaer për ndalimin e Millosh Steviqit.
Prokuroria ka bërë të ditur se ka pranuar një informatë anonime lidhur me dyshimet se një person M.S., ka ndikuar te qytetarët për të votuar dhe po ashtu ka kërkuar raporte shëndetësore nga persona të caktuar, me qëllim që personat të asistohen gjatë procesit të votimit.
“Personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor në Komunën e Graçanicës, ku ndaj tij janë duke u ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me të gjitha procedurat ligjore. Ndërkohë, gjatë kontrollit fillestar nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa i njëjti është intervistuar nga organet komptente”, thuhet në njoftim. /Zëri