Pjesëmarrje më e madhe në votime, krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit
Foto: Laura Hasani

Pjesëmarrje më e madhe në votime, krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit

Zgjedhjet 2025 December 28, 2025 - 17:40

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ-ja, dalja në zgjedhjet e 28 dhjetorit deri në orën 15:00 është më e madhe sesa në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Duke u bazuar në 98,87 për qind të vendvotimeve të procesuara, në zgjedhjet e së dielës kanë votuar 584.276 votues, ose 29.23 për qind.

KQZ-ja tha më herët se deri në orën 15:00, duke u bazuar në të dhënat nga 91 vendvotime në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit, kishin votuar 28,32 për qind të e votuesve, ose 558.246 votues.

Nga këto të dhëna, del se në votimet e sotme deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 26 mijë votues më shumë sesa në zgjedhjet e 9 shkurtit.