Edhe dy orë nga mbyllja e qendrave të votimit, 646.829 votues deri tani
Foto: Laura Hasani

Edhe dy orë nga mbyllja e qendrave të votimit, 646.829 votues deri tani

Zgjedhjet 2025 December 28, 2025 - 17:15

Sipas të dhënave të fundit nga procesi zgjedhor, nga gjithsej 1.999.204 qytetarë të regjistruar në Listën e Votuesve, deri tani kanë votuar 646.829 votues.

Procesimi i vendvotimeve ka arritur në 83,77 për qind, me 2.142 nga 2.557 vendvotime të përfunduara.

Duke u bazuar në këto të dhëna, pjesëmarrja në zgjedhje ka arritur në 32.35 për qind deri në orën 17:00, transmeton Zeri.info.

Autoritetet zgjedhore kanë bërë të ditur se procesi i votimit po zhvillohet pa incidente të mëdha dhe se përditësimi i të dhënave do të vazhdojë deri në përmbylljen e plotë të numërimit. /Zëri