Prokuroria e Shtetit thotë se s’ka të ndaluar për vepra penale që ndërlidhen me zgjedhjet
Foto: Laura Hasani

Prokuroria e Shtetit thotë se s’ka të ndaluar për vepra penale që ndërlidhen me zgjedhjet

Zgjedhjet 2025 December 28, 2025 - 16:44

Prokuroria e Shtetit bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë se deri tani nuk është ndaluar asnjë person për veprat penale që ndërlidhen me zgjedhjet.

“Kemi disa informata, me disa persona që janë intervistuar, të cilat janë duke u trajtuar për të parë nëse ka elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale apo jo, që ndërlidhen me procesin zgjedhor”, tha Liridonë Kozmaqi-Hajdaraj, udhëheqëse e Zyrës për Komunikim në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Për zgjedhjet e sotme janë angazhuar afër 100 prokurorë.