Lirohet në procedurë të rregullt 75-vjeçari, i dyshuar për grisje të fletëvotimit
Foto: Laura Hasani

Lirohet në procedurë të rregullt 75-vjeçari, i dyshuar për grisje të fletëvotimit

Zgjedhjet 2025 December 28, 2025 - 16:35

Pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt 75-vjeçari, që dyshohet se grisi fletëvotimin e bashkëshortes, pasi nuk u lejua ta asistojë këtë të fundit në vendvotim.

Rasti ka ndodhur në shkollën e mesme të ulët “Mustafa Bakija” në Prizren dhe ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”, nga Neni 217 i Kodit Penal.

“Betimi për Drejtësi” merr vesh se bashkë me të dyshuarin u intervistua edhe bashkëshortja e tij.

Pas përfundimit të intervistimit, palët u liruan në procedurë të rregullt.