KQZ-ja konfirmon për gjashtë komuna që kanë mungesë të energjisë elektrike
Zgjedhjet 2025
December 28, 2025 - 11:48
Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, kur po mbahen zgjedhjet nacionale, janë raportuar probleme me furnizimin me energji elektrike në disa komuna.
Ai tha se sipas raportit të orës 11:00 nga Dhoma Operative e KQZ-së, mungesë e energjisë elektrike është evidentuar në gjashtë qendra votimi që i takojnë komunave Istog, Ferizaj, Viti, Rahovec, Graçanicë dhe Gjilan.
“Sipas raportit të orës 11:00 në Dhomën Operative të KQZ-së janë raportuar probleme me mungesë të energjisë elektrike në gjashtë qendra votimi që u takojnë gjashtë komunave. KQZ-ja e ka njoftuar KEDS-in lidhur me këtë çështje”, deklaroi Radoniqi.