Mbi 8 për qind, dalja e qytetarëve në votime deri në orën 11:00
Zgjedhjet 2025
December 28, 2025 - 11:30
Në Kosovë janë duke u zhvilluar zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Kosovës, pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 ishte 8,41 për qind, raporton Zeri.info.
Komuna e Ranillugës prin në daljen e qytetarëve për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre me 16,27%.
Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.
