Anëtari i PDK-së në KQZ: Qendrat e votimit po përballen me mungesë rryme
Zgjedhjet 2025
December 28, 2025 - 10:47
Anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, ka theksuar se shumë qendra të votimit po përballen me mungesë të rrymës.
“Qendrat e votimit po vazhdojnë të ballafaqohen me mungesë të energjisë elektrike. Është urgjente marrja e veprimeve nga të gjithë ata që janë kompetentë: KEDS, KESCO, KOSTT dhe Ministria e Ekonomisë. Çdo vendvotim është i pajisur me kamera; votimi dhe numërimi nuk mund të zhvillohen në terr", shkroi ai në Facebook.