Kurti: Uroj që legjislatura e dhjetë ta konstituojë sa më shpejt Kuvendin
Foto: Laura Hasani

Kurti: Uroj që legjislatura e dhjetë ta konstituojë sa më shpejt Kuvendin

Zgjedhjet 2025 December 28, 2025 - 09:55
Voton Kurti, thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, sapo ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar.

Image

Ai pasi që hodhi votën e tij në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, iu drejtua mediave, ku edhe u bëri thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë.

Image

Kurti bëri thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje, pasi që sipas tij, sa më e madhe të jetë pjesëmarrja, ajo do të reflektojë edhe në cilësinë e zgjedhjeve, por edhe legjitimitetin e institucioneve, raporton tutje Zeri.info.

Image

Ai tha se shpreson që legjislatura e dhjetë ta konstituojë sa më shpejt Kuvendin.

Image

“Porsa votova këtu në fakultetin Ekonomik të UP-së në kryeqytet për legjislaturën e 10 të Kosovës. Sot është një ditë edhe e bukur edhe e rëndësishme. I ftoj të gjithë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën, ta përdorin mundësinë, për t’u përcaktuar për përbërjen e Kuvendit të ardhshëm dhe uroj e besoj, e punojmë që legjislatura e 10-të të konstituojë sa më shpejtë Kuvendin e ardhshëm dhe njëkohësisht ta formojë qeverinë e re. I falënderoj qytetarët për pjesëmarrjet në fushata, pastaj për durimin, vëmendjen, angazhimin që kanë treguar, dhe gjithashtu shpresoj që pjesëmarrja do të jetë masive sepse pjesëmarrja masive reflektohet edhe në cilësinë e zgjedhjes dhe legjitimitetin e institucioneve. Gëzuar të gjithëve”, theksoi Kurti. /Zëri

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

 

Image

Image