Xhavit Haliti: Kurti e dëmtoi Kosovën, koha për Bedri Hamzën kryeministër
Foto: Laura Hasani

Xhavit Haliti: Kurti e dëmtoi Kosovën, koha për Bedri Hamzën kryeministër

Zgjedhjet 2025 December 27, 2025 - 21:03

Xhavit Haliti, kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës, në listën e PDK-së, ka thënë se Albin Kurti e ka dëmtuar Kosovës, me ftohjen e raporteve me miqtë ndërkombëtarë, me të cilët UÇK-ja e bëri luftën çlirimtare.

“UÇK-ja e bëri luftën bashkë me amerikanët dhe evropianët. Bashkë e ndërtuam edhe shtetin e Kosovës.

Albin Kurti i dëmtoi raportet me miqtë ndërkombëtarë. E dëmtoi rëndë Kosovën”, ka shkruar Haliti në rrjetet sociale.

Haliti ka vlerësuar se Kosovës i duhen miq të fortë ndërkombëtarë dhe qeverisje e përgjegjshme në krye me Bedri Hamzën kryeministër.