Bedri Hamza: Bëhuni pjesë e ndryshimit, me paga më të lartë dhe pensione dinjitoze

Bedri Hamza: Bëhuni pjesë e ndryshimit, me paga më të lartë dhe pensione dinjitoze

Zgjedhjet 2025 December 27, 2025 - 19:37

Lideri i PDK-së, Bedri Hamza, njëherësh Kandidat i PDK-së për Kryeministër, ka thënë se Kosova ka nevojë për unitet, stabilitet dhe një qeveri që punon për qytetarët e saj.

“Kosova ka nevojë për unitet. Ka nevojë për stabilitet. Ka nevojë për një qeveri që punon për qytetarët e saj. Një qeveri që angazhohet për ish-udhëheqësit e UÇK-së, presidentin Thaçi, kryetarin Veseli, bacin Jakup, Rexhën dhe të gjithë luftëtarët e lirisë, që padrejtësisht po na i mbajnë në Hagë”, ka thënë ai.

Hamza ka thënë se të bashkuar kanë fituar në të kaluarën dhe të bashkuar do të fitojnë edhe këtë herë.

“Do të fitojmë për të tashmen dhe të ardhmen. Për paga më të larta. Për pensione dinjitoze. Për çmime më të ulëta. Për një shtet që punon për qytetarët e vet. Dhe të gjitha këto fillojnë me një veprim. Në një ditë. Me një votë. Të dielën, dilni dhe votoni për Partinë Demokratike të Kosovës. Për familjen tuaj. Për të ardhmen tuaj. Për Kosovën. Bashkë. Përpara. Faleminderit.”, ka përfunduar fjalimin e tij kreu i PDK-së, Bedri Hamza.