Votimi jashtë vendit: Konsullata në Dyseldorf me numrin më të madh të votuesve
Sot është duke u zhvilluar procesi i votimit për shtetasit e Kosovës në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit.
Gjatë ditës së sotme, 19,187 shtetas të Kosovës, të cilët janë regjistruar paraprakisht për të votuar fizikisht, kanë të drejtë vote në 16 ambasada dhe 13 konsullata të Republikës së Kosovës.
Sipas të dhënave të prezantuara në konferencë për media nga KQZ, nga 24 përfaqësi diplomatike, deri në orën 13:00, nga gjithsej 19,187 votues të regjistruar, kanë votuar 36.89 për qind, apo 7,079 votues.

Nga këto të dhëna më së shumti votues kanë votuar në Konsullatën e Kosovës në Dyseldorf të Gjermanisë (2,231 votues) e pasur nga Ambasada e Kosovës në Cyrih të Zvicrës (2,114 votues). E treat është Konsullata e Kosovës në Shtutgart ku kanë votuar 1,631 votues.
Sipas njoftimit zyrtar, në orën 17:00, sipas kohës lokale në Kosovë, do të përfundojë votimi në konsullatën e Kosovës në Stamboll. Ndërkaq, në orën 19:00, qendrat e votimit do të mbyllen në disa shtete evropiane, përfshirë: Gjermaninë, Zvicrën, Francën, Belgjikën, Norvegjinë, Austrinë, Suedinë, Slloveninë, Danimarkën, Italinë, Kroacinë, Holandën, Republikën Çeke dhe Hungarinë.
Votimi në ambasadën e Kosovës në Londër do të përfundojë në orën 20:00, ndërsa në orën 01:00 të ditës pasuese, gjithnjë sipas kohës lokale në Kosovë, procesi i votimit do të përmbyllet në katër përfaqësi diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.
