Ndalohet votimi familjar, KQZ-ja thotë se është vepër penale
Foto: Laura Hasani

Ndalohet votimi familjar, KQZ-ja thotë se është vepër penale

Zgjedhjet 2025 December 25, 2025 - 15:26

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se votimi familjar në zgjedhjet e 28 dhjetorit është i ndaluar.

Sipas KQZ-së, vota është personale dhe e fshehtë dhe me asistimin kjo e drejtë shkelet, raporton Zeri.info.

“Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Kodi Penal e cilësojnë votimin familjar si vepër penale”, thuhet në njoftim. /Zëri