Kurti: Fabrikën e parë të municioneve do ta ndërtojmë në Gjakovë

Kurti: Fabrikën e parë të municioneve do ta ndërtojmë në Gjakovë

Zgjedhjet 2025 December 24, 2025 - 20:32

Në një tubim madhështor, si përherë, u prit në Gjakovë Kryeministri Albin Kurti.

Para qytetarëve të shumtë, ai përmendi disa nga investimet e Qeverisë në këtë mandat për Gjakovën, duke përfshirë ato në shkolla, ambulanca, projekteve për ujë të pijshëm, ngrohjes qendrore, infrastrukturës rrugore, si dhe stadium të qytetit.

Në mandatin e ardhshëm qeverisës, Kurti tha se në Gjakovë do të ndërtohet Fabrika e parë e Municioneve, për të vazhduar në investimet për spitalin e Gjakovës, zonën ekonomike dhe linjën hekurudhore që lidh portin e Durrësit me portin e thatë të Prishtinës, e cila do të kalojë përmes Gjakovës dhe Shkodrës, duke forcuar lidhjet edhe me Shqipërinë.Nga Gjakova, Kryeministri i ftoi qytetarët që më 28 dhjetor t’i bashkohen festës së fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe partnerëve të koalicionit.