KQZ: Numërimi i votave ndalet natën e Vitit të Ri, vazhdon më 1 janar
Foto: Laura Hasani

KQZ: Numërimi i votave ndalet natën e Vitit të Ri, vazhdon më 1 janar

Zgjedhjet 2025 December 23, 2025 - 19:23

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që më 31 dhjetor të bëhet numërimi i votave veç deri në ora 12:00, për të vazhduar më pas më 1 janar në ora 16:00.

Kështu ka bërë të ditur për rtv21.tv zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Duke pasur parasysh faktin se jemi në periudhë festash, por edhe domosdoshmërinë që procesi i numërimit të mos ketë ndërprerje të gjatë, më 31 dhjetor do të punohet deri në orën 12:00, ndërkaq, puna në Qendrat Komunale të Numërimit do të vazhdojë më 1 janar, në orën 16:00”, tha Elezi.

Sipas tij, në Qendrat Komunale të Numërimit janë planifikuar të kryhen aktivitete të rëndësishme, siç janë: verifikimi i rezultateve të subjekteve politike pas numërimit të fletëvotimeve në vendvotime dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.