Kurti: Hekurudha Prizren-Ferizaj dhe 1 miliard euro për prodhim e industri

Kurti: Hekurudha Prizren-Ferizaj dhe 1 miliard euro për prodhim e industri

Zgjedhjet 2025 December 21, 2025 - 17:48

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti tubimin e saj të radhës ne Ferizaj.

Kryeministri Albin Kurti tha se Ferizaji ka dëshmuar vendosmëri dhe angazhim të vazhdueshëm, duke theksuar se as qeveria nuk ka lëshuar pe në mbështetjen ndaj këtij qyteti.

Për QKMF, stadiumin e qytetit, spitalin, teatrin, Qendrën Multifunksionale, çerdhe dhe shkolla, si dhe energji efikase në objekte publike, qeverisja e Kurtit është përkujdesur që të investojë financiarisht për Ferizajn.

Kurti tha se në mandatin e ardhshëm synohet rritja e mëtejme e investimeve për Ferizajn, me qëllim shndërrimin e qytetit në një qendër të rëndësishme biznesore.

Sipas tij, projektet strategjike përfshijnë fillimin e ndërtimit të hekurudhës Prizren–Ferizaj deri drejt Bujanocit, ndarjen e 1 miliard eurove për prodhim dhe industri, si dhe investimin e 500 milionë eurove për Brezovicën, investime këto që pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në punësim dhe zhvillim ekonomik edhe për Ferizajn.