Rama: Kosova ka nevojë për Lumir Abdixhikun kryeministër
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Kosova ka nevojë për Lumir Abdixhikun kryeministër.
Rama ka shkruar se me LDK-në në qeveri, Prishtina përfiton 1.5 miliard euro investime që e ndryshojnë rrënjësisht qytetin dhe jetën e qytetarëve.
Postimi i plotë:
Kryeqyteti po hyn në një kapitull të ri zhvillimi.
Me ardhjen e Lumir Abdixhikut dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në qeveri, Prishtina përfiton 1.5 miliard euro investime që e ndryshojnë rrënjësisht qytetin dhe jetën e qytetarëve.
Këto investime do të mundësojnë përfundimin e projekteve jetike
Unazën e Kryeqytetit
Fshatin Olimpik
Spitalin e Kryeqytetit
Eco Industrial Park
Rrugë të reja dhe infrastrukturë moderne, arsim gjithëpërfshirës dhe cilësor, investime të drejtpërdrejta për të rinjtë dhe industrinë kreative.
Qytetarë të Prishtinës, ju na keni nderu me besimin dhe votën tuaj në Prishtinë. Tash është momenti historik me e shtri atë besim përtej kryeqytetit për krejt Kosovën.
Voto Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Voto 123.