Andin Hoti: Mos lëshoni pe për siguri dhe begati
Foto: Facebook

Andin Hoti: Mos lëshoni pe për siguri dhe begati

Zgjedhjet 2025 December 20, 2025 - 16:58

Andin Hoti ka reaguar pas tubimit të mbajtur mbrëmë në Kastriot, të cilin e ka cilësuar si qendër energjetike të Kosovës dhe më gjerë. Përmes një postimi publik, Hoti ka falënderuar qytetarët për mikpritjen dhe pjesëmarrjen në këtë aktivitet.

“Në tubimin e mbajtur mbrëmë në Kastriot, qendrën energjetike të Kosovës, dhe jo vetëm. Faleminderit për mikpritjen. Mos lëshoni pe për siguri dhe begati!”, ka shkruar Hoti.

Ai ka theksuar rëndësinë e angazhimit dhe qëndrueshmërisë në përpjekjet për siguri dhe mirëqenie, duke vlerësuar mbështetjen e qytetarëve të kësaj zone.