Zogaj: LDK-ja s’do të lejojë përsëritjen e krizës së këtij viti 
Foto: Laura Hasani

Zogaj: LDK-ja s’do të lejojë përsëritjen e krizës së këtij viti 

Zgjedhjet 2025 December 19, 2025 - 07:50

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka deklaruar se LDK-ja nuk do të lejojë që të përsëritet kriza politike e këtij viti, duke u shprehur i bindur se partia e tij do të shënojë rezultat pozitiv në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Zogaj theksoi se LDK-ja do të angazhohet fuqishëm për krijimin e institucioneve të vendit.

“LDK-ja do të angazhohet fuqishëm për krijimin e institucioneve të vendit. Nuk duhet dhe nuk do të lejojmë që të përsëritet viti 2025 me kriza të tilla, asnjëherë. Ne presim, para së gjithash, një rezultat të ri nga këto zgjedhje dhe një konstelacion të ri politik. Jemi të bindur se rezultati i LDK-së do të jetë shumë më i mirë sesa ai i shkurtit të këtij viti, dhe ky rezultat i ri, dukshëm më i mirë, do të na japë një pozicion më të fortë politik për të krijuar institucionet e vendit”, tha ai për klankosova.