KQZ-ja njofton se 88% e fletëvotimeve të diasporës janë dorëzuar
Foto: Laura Hasani

KQZ-ja njofton se 88% e fletëvotimeve të diasporës janë dorëzuar

Zgjedhjet 2025 December 18, 2025 - 16:24

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së sotme ka prezantuar një raport sipas të cilit më 16 dhe 17 dhjetor nga gjithsej 57 mijë e 829 dërgesa, 88% e tyre apo 50 mijë e 611, janë dorëzuar me sukses te votuesit në diasporë.

Bëhet e ditur se nga ky numër i përgjithshëm i dërgesave, 48.870 (90%) janë dorëzuar te votuesit në shtete në Europë, ndërkaq, 2,141 dërgesa (51%) janë dorëzuar te votuesit në shete jashtë Europës.

KQZ-ja ka bërë përditësim edhe lidhur me statusin e dërgesave që nuk janë dorëzuar deri më tani, njofton Klankosova.tv.

“1,941 dërgesa nuk janë dorëzuar për shkak se votuesi nuk ka qenë në shtëpi në momentin e tentativës së dorëzimit; 2,421 dërgesa janë dorëzuar te kurieri dhe janë në proces për t’u dërguar te votuesit;2,615 dërgesa janë aktualisht në tranzit; 208 dërgesa kanë adresë të pasaktë;17 dërgesa nuk janë dorëzuar për shkak se votuesit kanë ndryshuar adresën”, bëri të ditur KQZ

Ndërkaq, 16 dërgesa të tjera janë refuzuar nga votuesit.

Po ashtu, në këtë mbledhje u bë e ditur se janë përgatitur të gjitha materialet zgjedhore për të mundësuar votimin në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, më 27 dhjetor 2025.

“Planifikohet që gjatë ditës së enjte (18 dhjetor) të bëhet nisja e këtyre materialeve zgjedhore, përfshirë fletëvotimet, për në përfaqësitë diplomatike”.