KQZ-ja sot do ta mbajë mbledhjen e radhës
Foto: Laura Hasani

KQZ-ja sot do ta mbajë mbledhjen e radhës

Zgjedhjet 2025 December 18, 2025 - 09:12

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot do ta mbajë mbledhjen e radhës, me fillim nga ora 14:30.

Rendi i ditës:

1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjes Nr. 81, 82, 83, 84, 85/2025

3. Aktivitetet e SKQZ-së;

3.1. Raport i Sekretariatit për përgatitjet për procesin zgjedhor për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025

4. Aktivitetet e Zyrës:

4.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për akreditimin e organizatave vëzhguese për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025 – Grupi II;

5. Këshillat e KQZ-së

5.1. Këshilli për Çështje Ligjore;

5.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendit Komunal në Prishtinë, Obiliq, Leposaviq dhe Zveçan;

6. Të ndryshme.