PDK-ja dhe LDK-ja nesër e zyrtarizojnë koalicionin për qeverisje në Kaçanik

PDK-ja dhe LDK-ja nesër e zyrtarizojnë koalicionin për qeverisje në Kaçanik

Zgjedhjet 2025 December 17, 2025 - 17:54

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në Kaçanik.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të bëhet nesër.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv. nga kryetari i Kaçanikut, Sabedin Vishi.

“Po, në parim e kemi arritur një marrëveshje që pritet të zyrtarizohet nesër”, deklaroi ai.

Vishi bëri të ditur se LDK-së do t’i takojnë dy drejtori.

Kandidati i PDK-së në zgjedhjet lokale fitoi ndaj atij të LVV-së Jeton Raka.