Bedri Hamza e nis sot fushatën me tubim në Prizren
Zgjedhjet 2025
December 17, 2025 - 09:18
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), njëherësh kryetar i kësaj partie, Bedri Hamza, do ta bëjë hapjen e fushatës nga Prizreni.
Tubimi do të mbahet në palestrën e sportit “Sezai Surroi”, nga ora 17:45.
Më pas do të mbajë tubim në Dragash.
Atje tubimi do të mbahet një orë më pas në Shtëpinë e Kulturës “Alajdin Xhezairi” në Bresanë.
Sot nis zyrtarisht nis fushata 12 ditore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Fushata do të zgjasë deri më 28 dhjetor, kur edhe hapen vendvotimet dhe fillon heshtja zgjedhore.