Hamza për Qeverinë e re: Pres bashkëpunim me LDK-në, AAK-në dhe parti tjera, VV-ja të reformohet në opozitë
Zgjedhjet 2025
December 12, 2025 - 23:42
Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, tha se Vetëvendosja duhet të kalojë në opozitë për t’u reformuar, ndërsa shprehu bindjen se partitë aktualisht opozitare do të marrin përgjegjësinë për qeverisjen e ardhshme.
“Për t’u reformuar, këta duhet të shkojnë në opozitë.
Jam i bindur se partitë tjera që kanë qenë në opozitë do të vijnë në pushtet. Besoj që po. Preferoj marrëveshje politike me LDK-në dhe partitë tjera, duke përjashtuar disa parti me të cilat nuk do të kem marrëveshje.
Pres bashkëpunim me LDK-në, AAK-në dhe partitë tjera,” tha Hamza.