KQZ-ja nuk e certifikon Ena Kadajn si kandidate për deputete nga Koalicioni Vakat
Zgjedhjet 2025
December 10, 2025 - 17:42
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar Ena Kadaj si kandidate për deputete nga subjekti politik KOALICIJA VAKAT nga radhët e komunitetit boshnjak.
Kjo pasi pas pretendimeve se ajo i përket etnisë shqiptare.
“Në këtë mbledhje, KQZ ceritifikoi vetëm 42 nga 43 kandidatët e subjektit politik KOALICIJA VAKAT nga radhët e komunitetit boshnjak, për shkak të situatës së padefinuar tërësisht dhe pretendimeve se një nga kandidatet nga kjo listë i përket etnisë shqiptare”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Ena Kadaj është motra e Donika Kadaj, aktualisht këshilltare e presidentes Osmani.