KQZ-ja i jep sërish tender kompanisë që printoi me gabime fletëvotimet për balotazh
Foto: Laura Hasani

KQZ-ja i jep sërish tender kompanisë që printoi me gabime fletëvotimet për balotazh

Zgjedhjet 2025 December 10, 2025 - 13:31

Kompania sllovene që printoi me gabime fletëvotimet e balotazhit të 9 nëntorit është përzgjedhur sërish nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Kompania CETIS për zgjedhjet e parakohshme do t`i printojë fletëvotimet dhe broshurat e kandidatëve për deputetë.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, që figuron në faqen “e-prokurimi”, vlera e kontratës është mbi 275 mijë euro. /EO

Image