Mblidhet KQZ-ja, ja çka pritet të vendoset në mbledhjen e sotme
Foto: Laura Hasani

Mblidhet KQZ-ja, ja çka pritet të vendoset në mbledhjen e sotme

Zgjedhjet 2025 December 10, 2025 - 08:43

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë mbledhjen e radhës, ku në mesin e pikave është edhe rekomandimi për certifikimin e kandidatëve të subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sipas një njoftimi të KQZ-së, në rend dite të mbledhjes së sotme është edhe certifikimi i listës së votuesve brenda dhe jashtë vendit.

Një pikë tjetër është edhe rekomandimi për qendrat e votimit dhe numri i vendvotimeve në përfaqësitë diplomatike.

Më poshtë rendi i ditës:

2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikimin e kandidatëve të subjekteve politike që janë certifikuar për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 28.12.2025.

3. Këshillat e KQZ-së;

3.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore;

3.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit për qendrat e votimit dhe numrin e vendvotimeve në Përfaqësi Diplomatike

3.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i specifikimeve për materialet e posaçme për votuesit e verbër, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës që mbahen me 28.12.2025.

3.1.3. Shqyrtimi dhe miratimi i numrit maksimal të votuesve në vendvotime të rregullta, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës që mbahen më 28.12.2025.

3.1.4. Shqyrtimi dhe miratimi i numrit të vendvotimeve në qendrat e votimit me kusht, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës që mbahen më 28.12.2025.

3.1.5. Certifikimi i Listës së Votuesve, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës që mbahen më 28.12.2025.

3.1.6. Shqyrtimi dhe miratimi i ekzemplarit (pre print) të fletëvotimit si dhe numrit të fletëvotimeve që shtypen për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës që mbahen me 28.12.2025.

3.1.7. Shqyrtimi dhe miratimi i procedurës se pranim – dorëzimit të materialeve zgjedhore nga KVV në QKN

3.1.8. Shqyrtimi dhe miratimi i listës së QKN- së

3.1.9. Shqyrtimi i rekomandimit për ndërrim e lokacionit te qendrës se votimit 2201 ne Komunën e Shtimes

3.1.10. Shqyrtimi dhe miratimi i procedurës së votimit për persona me nevoja të veçanta (VPNV)

3.2. Këshilli për Çështje Ligjore;

3.2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendit Komunal sipas komunave (Ferizaj, Gjakovë, Podujevë);

3. Të ndryshme.