Fatmir Limaj: Ma besoni votën dhe më ndihmoni ta kaloj pragun

Fatmir Limaj: Ma besoni votën dhe më ndihmoni ta kaloj pragun

Zgjedhjet 2025 December 07, 2025 - 22:07

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë që do të jetë shumë e vështirë që ata ta kalojnë pragun pasi këto zgjedhje do të garojnë vetëm.

Sidoqoftë, ai prapë u shpreh tepër optimist që në rast të futjes në Parlament, do të bashkoheshin me PDK-në.

“Ndryshimi – kjo mund të bëhet veç nëse Nisma kalon në Parlament dhe i bashkohet PDK-së”, tha Limaj në konferencë për media.

“Grupi më i madh opozitar është ai që do t’i bashkohemi ne i PDK-së. Ma besoni votën dhe na ndihmoni ta kalojmë pragun po e kemi shumë të vështirë ta kalojmë pragun”, vijoi ai, njofton Klankosova.tv.

“Ndryshimi ndodh veç kur NISMA hyn në Kuvend dhe bën grupin më të madh parlamentar të Kososvës. Nuk ka individ që do të na ndalë. Le të bashkohemi. Votoni 122-ishin, e dimë që është vështirë dhe ka tallje. Me 20 mijë vota shtesë ne i nxjerrim 20 mijë deputetë”.