Limaj: Do garojmë vetëm, nuk ndodhi bashkimi që do t’i jepte shpresë vendit
Zgjedhjet 2025
December 07, 2025 - 21:43
Kryetari i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se kjo parti do të garojë në zgjedhjet e 28 dhjetorit me 110 kandidatë për deputetë.
Ai ka thënë se përkundër përpjekjeve të tij, nuk ndodhi bashkimi, që sipas tij do t’i jepte shpresë vendit.
“Siç ju kam premtuar qindra bashkëpunëtorëve, ne do të përpiqemi që deri në sekondat e fundit për të ofruar një mundësi bashkimi që jep shpresë për ndryshime. Fatkeqësisht ai bashkëpunim, të cilin e keni pritur qytetarë që ne e kemi ofruar pa kushte, ky bashkim nuk ka ndodhur. Shkaku tani më dihet”, tha Limaj në konferencën për media.