Ymeri: Lista e LDK-së ka ndryshime pozitive, janë larguar emrat që dihej se s’do të bëheshin deputetë
Foto: Laura Hasani

Ymeri: Lista e LDK-së ka ndryshime pozitive, janë larguar emrat që dihej se s’do të bëheshin deputetë

Zgjedhjet 2025 December 07, 2025 - 21:30

Analisti Visar Ymeri ka vlerësuar listën e kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke theksuar se partia këtë herë i ka dhënë prioritet profesionistëve dhe personave me prapavijë të qartë profesionale.

“Te LDK në përgjithësi këta i japin më shumë rëndësi personave që kanë edhe një historik profesional, që janë të një fushe, edhe atyre iu ka dhënë një far vlerësimi. Kjo listë i ka disa ndryshime pozitive, në kuptimin që nuk i kemi disa persona të cilët edhe votuesit e kanë ditur se nuk do të bëhen deputetë,” tha ai në Dukagjin.

Ymeri e vlerësoi pozitivisht edhe faktin që kryetarët e komunave nuk janë përfshirë në listë, duke e cilësuar këtë si një vendim të qëlluar të LDK-së.

Ai shtoi se i ka pëlqyer sidomos përfshirja e Shqipe Pantinës në listën e kandidatëve, duke e konsideruar atë një vlerë të shtuar për partinë.