130 numri i PDK-së, reagon Bedri Hamza
Zgjedhjet 2025
December 07, 2025 - 16:08
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), sot ka bërë përzgjedhjen e shortit për radhitjen e partive politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Partia Demoratike e Kosovës në këto zgjedhje do të garojë me numrin 130, raporton Zeri.info.
Për këtë ka reaguar edhe kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, i cili ky numër është i stabilitetit, normalitetit dhe zhvillimit ekonomik për vendin.
“130 është numri i bashkimit për Kosovën.
Është numri i stabilitetit, normalitetit dhe zhvillimit ekonomik. Është numri i drejtimit të sigurt dhe rrugës evropiane për vendin tonë.
130 është numri i fitores!”, thuhet në reagim. /Zëri