Nga 111 te 134, këta janë numrat e partive për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë tërheqjen e numrave për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor, në konferencën e së dielës.
Para fillimit të tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, theksoi se ky është një moment kyç në përgatitjen e zgjedhjeve, pas të cilit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë me hapat e mëtejshme.
Ai tha se hedhja e shortit shënon afrimin e ditës së zgjedhjeve.
“Ky është një nga momentet kyç të përgatitjes, dhe shënon afrimin e ditës së zgjedhjeve. Prej dy javësh, KQZ ka qenë e angazhuar në mënyrë aktive. Pas këtij aktiviteti KQz do të vazhdojë me hapat e radhës, përfshirë miratimin e dizajnit të përmbajtjes së fletvotimeve dhe përgatitjen e proce3sit të votimit me postë për qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës”, tha Radoniqi.
Numrat janë si në vijim për partitë politike:
111 - NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS
112 - KOSOVA DEMOKRATIK TURK PARTISI
113 - PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT SHQIPTAR (PBKDSH)
114 - FJALA
115 - LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK)
116 - Lëvizja VETËVENDOSJE!
118 - JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA
120 - PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE
121 - KOSOVSKI SAVEZ
122 - NISMA SOCIALDEMOKRATE
123 - LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK
124 - KOSOVAKI NEVI ROMANI PARTIA
126 - SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU
127 – SPRSKA LISTA
128 - INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS
129 - ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS - AAK
130 - PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK
133 - PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS
134 - Za Slobodu Pravdu i Opstanak
Koalicionet:
132 - KOALICIJA VAKAT
125 - PAI – PDAK – LPB
Iniciativat qytetare:
131 - PSA
117 - Iniciativa Qytetare për Kosovë
Kandidati i pavarur:
119 - NEDXHMIDIN SEJDILAR
