Burim Ramadani i bashkohet AAK-së dhe garon për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Burim Ramadani i bashkohet AAK-së dhe garon për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Zgjedhjet 2025 December 04, 2025 - 12:57

Analisti Burim Ramadani i është ribashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Lajmi u bë i ditur nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili vlerësoi lart Ramadanin, duke thënë se është ndër njerëzit më të përgjegjshëm që ka njohur.

“Burim Ramadani është mendje e kthjellët që punon për sigurinë e shtetit.

Është ndër njerëzit më të përgjegjshëm dhe profesionistët më të përgatitur që unë njoh. Besnikëria ndaj shtetit, integriteti i tij, përvoja dhe aftësitë e bëjnë një vlerë të veçantë për Kosovën.

E mbështes plotësisht kandidimin e tij për deputet, sepse besoj që zëri dhe veprimi i tij racional, kritik dhe i matur do t’i shërbejë shtetit.

Kosova ka nevojë për të.

Ne kemi nevojë për të.

Jam i lumtur që pranoi kërkesën tonë që të kandidojë për deputet dhe shpresoj se do të jemi bashkë në Parlament”, shkroi Haradinaj. /Zëri