Vajza e Hoxhë Idriz Kakrrukit i bashkohet AAK-së, Haradinaj: Rrugëtimi i vlerave vazhdon me Esmehanën

Vajza e Hoxhë Idriz Kakrrukit i bashkohet AAK-së, Haradinaj: Rrugëtimi i vlerave vazhdon me Esmehanën

Zgjedhjet 2025 December 03, 2025 - 17:52

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se listës së tyre i është bashkuar Esmehane Kakrruki, e bija e Hoxhë Idriz Kakrrukit.

Ai tha se ajo është e diplomuar në gazetari, derisa u shpreh se rrugëtimi i vlerave vazhdon me të.

“Sot listës së Aleancës iu bashkua Esmehane Kakrruki, e bija e Hoxhë Idriz Kakrrukit, prijetarit të Pajtimit të Gjaqeve, bashkë me Anton Çettën, Don Lush Gjergjin, Zekeria Canën e të tjerë”.

“E diplomuar në gazetari dhe me një përvojë të pasur në organizata të ndryshme, ajo sjell profesionalizëm dhe energji të re në listën e Aleancës. Kontributi i familjes Kakrruki për çështjen kombëtare është i çmuar, dhe sot ky rrugëtim i vlerave vazhdon me Esmehanën në listën tonë për deputete”, shkroi Haradinaj.