KQZ-ja merr vendim, pezullon dy parti politike
Foto: Laura Hasani

KQZ-ja merr vendim, pezullon dy parti politike

Zgjedhjet 2025 March 19, 2025 - 13:45

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka marrë vendim për pezullimin e dy partive politike.

“Partia Republikane për Ndryshime” dhe “Shpresa Demokrate”, janë pezulluar pasi nuk kanë respektuar afatet ligjore për dorëzimin e raporteve financiare për vitin 2024, raporton Zeri.info.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, u tha se këto parti do të pezullohen për 15 ditë dhe në rast as pas kësaj nuk kryen obligimet ligjore, do të merren masa tjera siç parashihen me ligj. /Zëri