
LDK-ja siguron 20 mandate – emrat e deputetëve që ulen në Kuvend
Zgjedhjet 2025
March 15, 2025 - 17:12
Pas më shumë se një muaji nga mbajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 20 mandate në Kuvendin e Kosovës.
Në listën e deputetëve të zgjedhur nga LDK-ja kryeson Lumir Abdixhiku me 146,401 vota, pason Doarsa Kica-Xhelili me 63,164 vota dhe Kujtim Shala me 58,817 vota.
Në 5-shen me më shumë vota janë edhe Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti.
Më poshtë është lista e plotë e deputetëve të zgjedhur të LDK-së sipas votave të fituara.