Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Krasniqi e LDK-së akuzon Tahirin për manipulim votash

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Krasniqi e LDK-së akuzon Tahirin për manipulim votash

Zgjedhjet 2025 March 05, 2025 - 11:39

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar të rinumërohen të gjitha qendrat e vendvotimeve në komunën e Vushtrrisë.

Ky vendim i Prokurorisë vjen pasi kandidatja për deputete nga LDK-ja, Rrezarta Krasniqi, ka akuzuar se ka pasur keqpërdorimin e votave në disa qendra.

Sipas vendimit të Prokurorisë, e që është siguruar nga Telegrafi, thuhet se ekziston dyshimi se ka pasur manipulim të vota për ta ndihmuar kandidatin tjetër të LDK-së, Xhafer Tahiri.

Mes të tjerash, Krasniqi ka deklaruar se edhe komisionerët kanë qenë familjarët të Xhafer Tahirit.

“Të bëhet rinumërimi i votave që kanë rezultuar nga të gjitha qendrat e vendvotimeve në komunën e Vushtrrisë dhe atë rinumërimit për kandidatët të Kuvendit të Republikës së Kosovës në zgjedhjet parlamentare të Kosovës të organizuar më 9 shkurt”, thuhet në vendimin e Prokurorisë.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt.

Image