Numërohen 93% të votave nga diaspora, ky është rezultati aktual
Foto: Laura Hasani

Numërohen 93% të votave nga diaspora, ky është rezultati aktual

Zgjedhjet 2025 February 28, 2025 - 10:34

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të KQZ-së është duke vazhduar procesi i numërimit të votave që kanë ardhur nga votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

KQZ-ja sot ka përditësuar të dhënat e fundit, ku deri më tani janë numëruar 93% e votave, transmeton Zeri.info.

Ky është rezultati:

LVV 10.898 vota – 80.75%

PDK 1010 vota – 7.48%

LDK 1006 vota – 7.45%

AAK 260 vota – 1.93%.