Këta janë pesë kandidatët e LVV-së që u votuan më shumë nga diaspora
Foto: Laura Hasani

Këta janë pesë kandidatët e LVV-së që u votuan më shumë nga diaspora

Zgjedhjet 2025 February 27, 2025 - 09:45

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, saktësisht nga votimi në përfaqësi diplomatike.

Të dhënat e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të përditësuara dje në orën 23:48 tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë me 81.89 për qind të votave.

Më i votuari është kandidati për kryeministër Albin Kurti, ku deri tani ka marrë 2 mijë e 886 vota.

I dyti është Glauk Konjufca me 2 mijë e 510 vota.

Image