Hoxhaj: Pas shterimit të mundësive nga Kurti, PDK-ja mund ta formojë qeverinë e re
Foto: Laura Hasani

Hoxhaj: Pas shterimit të mundësive nga Kurti, PDK-ja mund ta formojë qeverinë e re

Zgjedhjet 2025 February 22, 2025 - 22:24

Ish-kryediplomati, Enver Hoxhaj, komentoi deklaratat e kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, i cili nuk e përjashtoi mundësinë e një bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje.

Hoxhaj theksoi se Limaj pasqyron interesat e subjektit të tij politik dhe se nuk i takon atij të gjykojë nëse një qëndrim i tillë është i drejtë apo jo.

Megjithatë, ai nënvizoi se çdo parti duhet të respektojë vullnetin e shumicës dhe se nëse qytetarët i kanë dhënë mbështetje Albin Kurtit për të krijuar qeverinë, atëherë ai duhet të ketë mundësinë ta bëjë këtë.

“Mendoj se zoti Limaj i reflekton interesat e subjektit të tij politik dhe mua smë takon ta gjykoj a është drejtë apo është gabim. Çka ne mendojmë se duhet ta kemi parasysh si parti politike, është kjo…ne duhet ta respektojmë vulllnetin e shumicës. Nëse shumica e ka mbështet, Albin Kurtin, që të ketë përparësinë e krijimit të Qeverisë, le të provon, por nëse ne jemi subjekt politik i cili përfaqëson edhe interesat e vetë qytetarëve ne duhet të bëjmë çdo gjë që ta përfaqësojmë zërin e votuesve tanë dhe zërin e votuesve të atyre që janë në opozitë. Mendoj se pas shterimit të mundësisë nga ana e zotit Kurti mund të vjen në fuqi opsioni që Partia Demokratike e Kosovës edhe ta krijon dhe formon Qeverinë” tha Hoxhaj në Blic Interview.