Publikimi i votave të kandidatëve për deputetë, këtu mund t’i shihni rezultatet
Foto: Laura Hasani

Publikimi i votave të kandidatëve për deputetë, këtu mund t’i shihni rezultatet

Zgjedhjet 2025 February 20, 2025 - 15:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar votat aktuale të kandidatëve për deputetë.

Deri më tash janë numëruar gati 90% e vendvotimeve.

“Ju njoftojmë se pas numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e rezultateve të plotësuar në vendvotime, proces i cili është zhvilluar dhe po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit, në platformën elektronike https://rezultatet2025.net janë publikuar rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë. Në këto rezultate janë përfshirë të dhënat nga 2,290 (90.41%) nga 2,533 vendvotimet e numëruara deri më tani në Qendrat Komunale të Numërimit dhe se rezultatet e vendvotimeve tjera do të publikohen në mënyrë progresive. Po ashtu, në këto rezultate nuk përfshihen rezultatet e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës, numërimi i të cilave do të bëhet gjatë ditëve në vazhdim në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, thuhet në njoftim.

KËTU mund t’i shikoni rezultatet e kandidatëve.