Përditësohen listat, AAK-ja fiton pesë ulëse e Nisma tri
Foto: Laura Hasani

Përditësohen listat, AAK-ja fiton pesë ulëse e Nisma tri

Zgjedhjet 2025 February 20, 2025 - 11:20

Përditësimet e fundit të numërimit të votave për deputetë kanë ndryshuar renditjen e kandidatëve edhe në koalicionin AAK - Nisma.

Sipas një tabele të publikuar në media, AAK-ja ka fituar pesë ulëse, ndërkaq Nisma Socialdemokrate tri sosh.

Deri më tani më i votuari në këtë koalicion është bartësi i listës Ramush Haradinaj me 36.177 vota, i cili është edhe kandidat për kryeministër.

Pas Haradinajt vjen Fatmir Limaj me 21.668 vota, Daut Haradinaj me 20.771 vota, Time Kadriaj 12.359 vota, Bekë Berisha 12.339 vota, Arbresha Krasniqi me 10.720 vota, Vesel Krasniqi me 10.349 vota.

Të dhënat preliminare të KQZ-së tregojnë se ky koalicion në zgjedhjet e 9 shkurtit ka fituar 8 mandate.

Image