
Përfundon numërimi në Malishevë, Ramush Haradinaj as në 10-shen e koalicionit AAK-Nisma
Zgjedhjet 2025
February 19, 2025 - 22:26
Tashmë ka përfunduar i gjithë numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Komunën e Malishevës.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka marrë rekord vota në këtë komunë, plotë 7526, duke u pasuar nga Arbëreshë Krasniqi po e Nismës me 6558 vota. Veseli Krasniqi, edhe ky Nismës, renditet i treti me 6301 vota, i pasuar nga Isni Kilaj me 4793 vota.
Edhe Xhevahire Izmaku nga Nisma, në Malishevë ka marrë shumë vota. Ajo renditet e pesta me 4775 vota.
Kryetari i AAK-së në Malishevë renditet i 11-ti me vetëm 1368 vota.
Lista e plotë: